Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e dy urave të reja krahas urës së Ibrit

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e dy urave të reja krahas urës së Ibrit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së Veriut, me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës.

“Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit”, u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.

Related Articles