Trump i jep dy javë afat diplomacisë para vendimit për sulm ndaj Iranit

Trump i jep dy javë afat diplomacisë para vendimit për sulm ndaj Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të marrë një vendim për një sulm të mundshëm amerikan ndaj Iranit brenda dy javëve të ardhshme, duke lënë hapësirë për përpjekje diplomatike.

Deklarata u bë publike të enjten nga zëdhënësja e tij për shtyp, Karoline Leavitt, gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

“Duke u bazuar në faktin se ekziston një mundësi e konsiderueshme për negociata që mund të ndodhin ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do ta marr vendimin tim nëse do të veprojmë apo jo brenda dy javëve të ardhshme,” thuhej në deklaratën e Trump.

Kjo lëvizje vjen në një kohë tensioni në rritje mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim çdo zhvillim që mund të çojë drejt përshkallëzimit ushtarak.

Related Articles