Deputeti i Kuvendit të Kosovës, dhe anëtar i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka pranuar se do të merret në pyetje në një seancë dëgjimore nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai në cilësinë e të dyshuarit për “shkeljen e rendit kushtetues të shtetit, dhe vepra tjera penale që lidhen me protestat dhe vendosjen e barrikadave nga serbët në dhjetor të vitit 2022, në Zveçan, e vende tjera të veriut të vendit.
Simiq tha në një prononcim për media se shkon për t’u marrë në pyetje nga PKRS-ja, pasi që ai pretendon se asgjë kundër ligjit ai dhe bashkëpartiakët e tij nuk kanë bërë kur iu dhanë mbështetje dhe sipas hetimeve organizuan vendosjen e barrikadave në veri.