Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të premten u takua me ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj, me të cilin biseduan për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve.
Kurti falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës.