Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve, të premten ka rikujtuar kohën kur edhe vet ishte refugjate në kohën e Sllobodan Millosheviqit, kur u zhvillua lufta e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
“Refugjatët nuk janë numra. Ata janë histori mbijetese, force dhe shprese. Isha refugjate gjithashtu, ashtu si shumica dërrmuese e popullit të Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë tona përmes veprimeve gjenocidale të Millosheviqit”, tha Osmani në platformën “X”.
“Në Ditën Botërore të Refugjatëve, duhet t’i kujtojmë vetes se askush nuk dëshiron të jetë refugjat, por kushdo mund të bëhet i tillë. Ne kujtojmë se çfarë do të thotë të humbasësh shtëpinë, sigurinë, zërin tënd. Ne betohemi të mos harrojmë kurrë”, ka thënë Osmani. / Gazeta Enigma.