Arrestohet burri në Gjilan, shpërndante materiale të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Arrestohet burri në Gjilan, shpërndante materiale të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshme ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Pas intervistimit, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull  kosovar  i cili përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshëm ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles