Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën me radhë.
PDK theksoi se mediat mund të marrin pamje në fillim të Konventës dhe ta përcjellin fjalimin hyrës të kryetarit aktual, Memli Krasniqi.
Pas përfundimit të konventës, PDK-ja do të mbajë konferencë për media.