Tymi i zi mbi Obiliq, KEK: Dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme

Tymi i zi mbi Obiliq, KEK: Dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas pamjeve ku shihet tym i madh i zi duke dalur nga oxhaqet e kësaj korporata, në Obiliq.

KEK-u tha se kanë njoftuar edhe më parë se “startimi i çdo njësie prodhuese, përfshirë njësinë A5 këtë mëngjes, është një proces kompleks dhe teknikisht i domosdoshëm, që zakonisht zgjat 3–4 orë”.

“Gjatë kësaj faze fillestare, për shkak të natyrës teknologjike të djegies – që fillimisht bëhet me naftë, e më pas, kur arrihet temperatura e nevojshme, me linjit – mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve nga oxhaqet”, thuhet në komunikatë.

“Kjo është një dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme në të gjitha termocentralet e këtij lloji, brenda dhe jashtë vendit. Siç dëshmohet edhe nga fotografitë e orës 11:07 (bashkelidhur), njësia është tashmë e stabilizuar dhe tymi është zhdukur, çka konfirmon përfundimin e suksesshëm të fazës së startimit”.

“KEK sh.a. bashkëndjen me qytetarët e komunës dhe posaçërisht me ata që ndodhen në afërsi të zonës operative. Sigurojmë qytetarët se proceset e startimit kryhen me përkujdesje të shtuar teknike, nën mbikëqyrje të vazhdueshme, dhe janë të domosdoshme për:

– 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐬𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥 𝐦𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞, 𝐝𝐡𝐞 

– 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤𝐞.”

Related Articles