Pas debatit në trafik, shoferi godet qëllimisht veturën e tjetrit në Vlorë

Pas debatit në trafik, shoferi godet qëllimisht veturën e tjetrit në Vlorë

Një konflikt verbal dhe fizik mes dy shoferëve këtë të hënë në zonën e Skelës në Vlorë ka përfunduar me përplasjen e automjeteve mes tyre.

Pas një debati mes dy drejtuesve të mjeteve, njëri prej tyre, që drejtonte një automjet tip “Benz”, ka goditur disa herë qëllimisht makinën tjetër.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja nisi pas një keqkuptimi në rrugë, i cili degjeneroi në konflikt verbal mes palëve.

Pas fjalëve të ashpra, drejtuesi i “Benz”-it, në gjaknxehtësi e sipër, ka përplasur disa herë automjetin tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa palët pritet të merren në pyetje.

Related Articles