Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në Lipjan, humb jetën një person

Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në Lipjan, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, raporton Gazeta “Enigma”.

Si pasojë e këtij aksidentit, ngasësi i motoçikletës ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës mashkull, E.B, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ekipet e policisë dhe mjekësisë emergjente kanë arritur në vendngjarje për të siguruar informacionet dhe trajtuar situatën.

Related Articles