Will Smith pozon me shqiponjën dy krenare bashkë me futbollistin shqiptar

Will Smith pozon me shqiponjën dy krenare bashkë me futbollistin shqiptar

As ylli i madh i Hollywood-it, Will Smith, nuk i ka shpëtuar dot magnetizmit të shqiponjës dy krenare, simbolit më të dashur për shqiptarët.

Një fotografi që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale e tregon aktorin e famshëm përkrah futbollistit shqiptar Ergys Pepaj, duke bërë gjestin tradicional shqiptar me duar – simbolin e krenarisë kombëtare.

Imazhi u publikua fillimisht në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku në mbishkrim ai shkruan “me më të mirin e të gjitha kohërave”, duke shoqëruar foton me akronimin, në referencë të Shqipërisë.

Postimi u prit me entuziazëm të madh, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa fotografia tashmë është bërë virale në platformat sociale.

Related Articles