Analistja politike Aida Dërguti ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk beson në aftësitë e Albulena Haxhiut.
Dërguti ka deklaruar Kurti dhe VV-ja “janë mashtrues” dhe se sipas saj, Kurti nuk i besoi Haxhiut as të bëhet kryetare e Komisionit për Legjislacion.
“Situata është e thjeshtë nuk dilet prej skenarit të vendosur nga kryetari i Kuvendit me përfaqësuesit apo kryetarët e grupeve parlamentare dhe ai skenar e vendosë mbarëvajtjen e seancës së parë dhe më nuk lëvizë. Ideja për Komision për votim të fshehtë është gjetje e Vetëvendosjes përmes Avni Deharit, si kryesues, i cili tashmë ka ndarë nga skenari fillestar. Po të ketë konsensus mbase edhe mund të merren vesh edhe për votime e çështje tjera. Tash kjo është një situatë e pa parë”, u shpreh Dërguti.
“Është e rëndësishme të theksohet se këta janë mashtrues, Albin Kurti është mashtrues, pra është njeri i cili ta luan heroin e nuk lëshon pe. Është bllokuar për një emër të cilin as vet nuk e vlerëson lartë, madje ai ka hezituar atë ta zgjedhë edhe kryetare të Komisionit për Legjislacion. Unë kam insistuar në kryesi që me zgjedh, sepse nuk ka vlerësim për kapacitetin e saj, madje as kryetare të Komisionit për Legjislacion nuk ka dashtë me zgjedh ka pasë hezitim. Nuk është çështje e vlerësimit të lartë që ka për Albulena Haxhiut, është për shkak se është në funksion të skenarit të tij”, tha Dërguti.