Vetëvendosje sot ka paralajmruar konferencë për media para seancës konstituive të Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili nuk ka zbuluar arsyet konkrete për thirrjen e konferencës, raporton Gazeta Express.
“Sot, në orën 10:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Do të flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Konferenca mbahet në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LV-së”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në “Facebook”. / Gazeta Enigma.