PDK mban konferencë për media, kjo është arsyeja

PDK mban konferencë për media, kjo është arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë një konferencë për media duke filluar nga ora 11:00 në të cilën do të diskutohet në mënyrë të detajuar për aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta “Enigma”.

Në këtë konferencë, PDK ka bërë të ditur gjithashtu se do të prezantohen të gjitha veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës në përputhje me këtë vendim dhe në frymën e saj institucionale.

Në këtë konferencë që do të mbahet në selinë qendrore të PDK-së, do të flasin deputeti, Perparim Gruda, dhe avokati dhe përfaqësuesi ligjor i PDK-së, Faton Fetahu. /Gazeta Enigma/

Related Articles