Babë e bir janë arrestuar në Tepelenë nën dyshimin se kishin kultivuar bimë narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, të dyshuarit kishin mbjellur 194 bimë kanabisi në afërsi të banesës së tyre në fshatin Mezhgoran. Policia po ashtu bëri të ditur se bimët e dyshuara narkotike janë asgjësuar.
“Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran. Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.