Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Kopiliq të Skenderajt, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cilika njoftuar se nëntë pesona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit policor.