Vidovdan: 17 persona të arrestuar, 11 janë duke u intervistuar – 1 është dërguar në mbajtje  

Vidovdan: 17 persona të arrestuar, 11 janë duke u intervistuar – 1 është dërguar në mbajtje  

Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 persona janë shoqëruar në polici gjatë manifestimit të Vidovdanit, për shkak se të njëjtit kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe të cilët posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Nga policia është bërë e ditur edhe se pavarësisht arrestimeve, s’është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve.

Po ashtu, nga Policia është deklaruar se manifestimet kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore.

‘‘Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit’’, thuhet në njoftim.

Tutje, PK-ja ka falënderuar qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe se i ka siguruar ata policia do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore.

Komunikata:

Policia e Kosovës menaxhoi situatën e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”

Prishtinë, më 28 qershor 2025

Policia e Kosovës, siç e ka bërë të ditur edhe përmes njoftimit zyrtar të dt. (27.06.2025), lidhur me manifestimet e “Vidovdan-it”, me kohë ka ndërmarrë masat operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.

Përmes ndërmarrjes së masave të nevojshme koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore,  manifestimet kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore.

Referuar informacioneve nga njësitet policore të angazhuara në terren, nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit.

Policia e Kosovës falënderon qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe njëherit i sigurona ata se PK-ja do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Related Articles