Vdes personi që u aksidentua të enjten në Lipjan

Vdes personi që u aksidentua të enjten në Lipjan

Ka vdekur dje pasdite në QKUK një person i cili po trejtohej pasi u lëndua rëndë në një aksident trafiku të enjten në Sllovi të Lipjanit.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Sllovi, Lipjan  26.06.2025 – 18:50. Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

Në aksidentin ku kishin qenë të përfshira dy automjete, janë lënduar edhe dy të tjerë.

Related Articles