Policia ka njoftuar se një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, më 28 qershor 2025, rreth orës 21:30. I dyshuari, i cili ishte shofer i një autobusi, gjatë kontrollit kufitar, dyshohet se bashkë me dokumentet e udhëtimit u kishte ofruar policëve një kartëmonedhë prej 5 eurosh.
Rasti është iniciuar si “Dhënie ryshfeti”, ndërsa me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. / Gazeta Enigma.