Sot dhe nesër në Shkup mbahet takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Sot dhe nesër në Shkup mbahet takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Të hënën dhe të martën në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, do të mbahet takimi i radhës mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, kushtuar planit të rritjes, raporton Gazeta Enigma.

Nikoqir të kësaj ngjarje, do të jenë kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Të martën, në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe në orën 10 do të nis punimet samiti i cili është i ndarë në dy panele kryesore.

Paneli i parë do t’i kushtohet Planit për Rritje të BP-së, ku fjalën hyrëse do ta kenë shefi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionerja për Zgjerim e BE-së.

Derisa, paneli i dytë në fokus do ta ketë zbatimin e Planit të Rritjes, ku do të marrin pjesë ministra nga vendet pjesëmarrëse, përfaqësues të BE-së, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.

Related Articles