Kanosi policin derisa i shqiptonte gjobë trafiku, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Kanosi policin derisa i shqiptonte gjobë trafiku, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur zyrtarin policor i cili po i shqiptonte një gjobë trafiku.

Rasti ka ndodhur dje në Podujevë, dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur zyrtarin policor, i cili ishte duke i shqiptuar një gjobë trafiku. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”. / Gazeta Enigma.

Related Articles