Llapi ka konfirmuar se kanë transferuar futbollistin Taulant Lutfiu.
Lutfiu transferohet tek llapjanët pas një aventure të shkurtër me Feronikelin ‘74.
Ky transferim nga ana e Llapit është pjesë e misionit të drejtuesve për ta bërë skuadrën sa më konkurruese për edicionin e ardhshëm të garave në Superligën e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Llapit:
Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e mbrojtësit Taulant Lutfiu, pas një periudhe gjashtëmujore të kaluar tek FC Feronikeli ’74.
24-vjeçari kthehet më i motivuar se kurrë për të dhënë gjithçka për fanellën bardhekaltër.
Me përvojë të shtuar në Superligë, Lutfiu synon të ndihmojë klubin në realizimin e objektivave për sezonin 2025/26.
E mirëpresim rikthimin e tij në familjen llapjane dhe i dëshirojmë shumë suksese në edicionin e ri.