Osmani në tentim për ta zhbllokuar situatën – Takon sot veç e veç krerët politikë

Osmani në tentim për ta zhbllokuar situatën – Takon sot veç e veç krerët politikë


Të mërkurën një tentativë për ta zhbllokuar situatën vjen nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka ftuar në takim liderët e partive politike në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada që po vazhdon tash e disa muaj.

Osmani do takoj krerët veç e veç, teksa takimi i parë nisë në ora 10:00 dhe do të përfundojnë në ora 16:00.

Të parin në takim do ta pres kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të vazhduar pastaj me Memlin Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

Related Articles