Janë anuluar dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt, të parapara të mbaheshin më 2 dhe 9 korrik.
Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkoi kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik.
“Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekspertim. Trupi gjykues ka vendosur të zgjasë afatin për ekspertimin e të akuzuarit Naim Murseli”, konfirmoi ndërkohë për “Betimi për Drejtësi” gjykatësja Fatime Dermaku.
Ndërsa sot nga ora 13:30 ishte planifikuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. / Gazeta Enigma.