Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci, tha se është ftuar në takim për nesër, nga presidentja Vjosa Osmani.
Ai njoftoi se e ka konfirmuar takimin, i cili do të fillojë nesër nga ora 09:00.
“Na ka ftuar, nesër në ora 09:-00, fillimisht e pata pasdite, por më kontaktuan dhe më thanë se është një kërkesë e presidentes që të takohemi në ora 09:00 dhe e konfirmova”, deklaroi Peci.
Ndërkohë, Osmani sot u takua me krerët e katër partive më të mëdha, në përpjekje për arritje pajtimi për konsitutuim të Kuvendit.