Deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës sot mblidhen për të 41-në herë, në përpjekje për konstituim.
Edhe pse dje presidentja Osmani u takua me katër liderët e partive më të mëdha në përpjekje për gjetjen e zgjidhjes, ka pak shpresa që të ketë pasur një pajtim.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, insiston në votim të fshehtë, duke thënë se edhe Gjykata Kushtetuese nuk e ka rrëzuar këtë mundësi.
Kushtetuesja u ka dhënë afat 30 ditë deputetëve që ta emërojnë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët. /Gazeta Enigma