Dhoma e Përfaqësuesve miraton megaprojekligjin e Trumpit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton megaprojekligjin e Trumpit

Projektligji për taksat dhe shpenzimet i ashtuquajtur projektligji “i madh dhe i bukur”,  i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ky projektligj ka kaluar me një rezultat relativisht të ngushtë prej 218 votave pro dhe 214 votave kundër, raporton BBC.

Procesi i votimit ka përfunduar në dhomën e ulët legjislative, përderisa vetëm 2 anëtarë të Partisë Republikane kanë votuar kundër.

Kjo parti veçse e ka pasur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, kështu që edhe nëse 3 republikanë do të votonin kundër, atëherë kjo nuk do të përbënte fare problem.

Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike kanë votuar kundër projektligjit.

Tashmë ky megaprojektligj do të dërgohet në zyrën e Donald Trumpit për t’u nënshkruar e për të hyrë përfundimisht në fuqi, gjë për të cilën ai ka shfaqur indikacione se do ta realizojë nesër për festën e 4 korrikut.

Related Articles