Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i pyetur për kërcënimin me bombë që çoi në shtyrje të seancës konstituive, tha se këto janë çështje të organeve të rendit, të cilat nuk i komenton.

Haradinaj u pyet edhe për deklaratën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha i cili tha se di ta votojnë cilindo kandidat në votim të hapur.

“Mirë ka thënë”, tha shkurt Haradinaj.

Ai tutje akuzoi Kurtin për bllokadën e krijuar në Kuvend.

“Janë çështje të sigurisë, nuk kemi me çka me shtu. Ne jemi të varur nga ai që i ka fitu zgjedhjet, ai e ka nda mendjen me ba keq e ma keq. Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë”, tha Haradinaj ndër të tjera.

Related Articles