Kërcënimi i Trump për tarifë shtesë prej 10%, reagon Kremlini

Kërcënimi i Trump për tarifë shtesë prej 10%, reagon Kremlini

Pas një deklarate nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi vendet e BRICS-s me një tarifë shtesë prej 10% për shkak të “politikave anti-amerikane”, ka ardhur një reagim nga Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskova, ka thënë se grupi i vendeve BRICS nuk ka vepruar dhe nuk ka për qëllim të veprojë kundër asnjë vendi tjetër.

Peskov ka shtuar se Moska është në dijeni për kërcënimin e Trump-it për të vendosur një tarifë shtesë prej 10% ndaj atyre që rreshtohen me “politikat anti-amerikane” të BRICS-it, duke thënë se:

“Ne i kemi parë me të vërtetë deklaratat e Presidentit Trump, por është shumë e rëndësishme të theksojmë se veçantia e një grupi si BRICS qëndron në faktin se është një grup vendesh që ndajnë qasje dhe një vizion të përbashkët mbi mënyrën e bashkëpunimit, bazuar në interesat e tyre. Dhe ky bashkëpunim brenda BRICS nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë asnjëherë i drejtuar kundër vendeve të treta,” ka thënë ai.

Kujtojmë se BRICS është një organizatë ndërkombëtare që përfshin Kinën, Rusinë, Indinë, Brazilin e vende të tjera afrikane, e krijuar për të rritur ndikimin global të vendeve anëtare dhe për të sfiduar dominimin e SHBA-së dhe Evropës Perëndimore në arenën ndërkombëtare.

Related Articles