Vdekja e 27-vjeçarit pasi u arrestua nga policia, IPK fillon hetim

Vdekja e 27-vjeçarit pasi u arrestua nga policia, IPK fillon hetim

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me reagim lidhur me incidenti e ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku vdiq një 27-vjeçar

Sipas IPK-së, zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë rast pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar, “i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur.”

Në reagim thuhet se në kuadër të autorizimeve ligjore, në  koordinim me Prokurorin e Shtetit, do të vlerësohet dhe hetohet reagimi policor, derisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident.”

Related Articles