Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?

Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?

Në Debat Plus, janë publikuar dokumente dhe dëshmi të nxjerra nga laptopi i Nazim Bllacës, dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it dhe një person që ka pasur lidhje edhe me strukturat serbe të sigurisë.

Dokumentet përmbajnë informacione për strukturën komanduese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë vitit 1998, operacione konkrete ushtarake, dhe dëshmi për ngjarje që përfshijnë kidnapime dhe vrasje të supozuara.

Në dy dokumente të datës 11 qershor dhe 12 nëntor 1998, paraqitet struktura drejtuese e UÇK-së. Emra të njohur si Azem Syla, Sokol Bashota, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Lahi Brahimaj, Xhavit Haliti, Adem Grabovci dhe Fatmir Limaj janë listuar me pozitat përkatëse në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Azem  Syla  -komandant   i përgjithshem i UÇK-së  pas  epopes  së  Jasharajve

Sokol Bashota –zëvendëskomandant  

Rexhep  Selimi – Inspektor  gjeneral

Hashim  Thaqi  – kryeshef  për  drejtorin  e  informimit 

Kadri  Veseli

kryeshef  për  Drejtorin  e Shërbimit   Informativ

Jakup  Krasniqi

Kryeshef për drejtorin e pushtetit  civil dhe zëdhens   i  SHP të UÇKse

Lahi   Ibrahimi

Kryeshef për drejtori  Ekonomi   Financa 

Xhavit  Haliti

Kryeshef   për  drejtorin  e logjistike dhe furnizim”, shkruante Bllaca.

Këto dokumente ishin të ruajtura në një email personal të Bllacës dhe bazohen pjesërisht në librin “Kthesa e Madhe” të Jakup Krasniqit.

Një tjetër dokument i rëndësishëm që u shfaq në emision përmban një skicë të një operacioni të zhvilluar më 9 tetor 1998 në rrugën Godanc–Shtime. Ai përmend me emër pjesëmarrësit në këtë aksion, shumica e të cilëve ishin pjesëtarë të Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Në dokumentet e përfshira ka edhe një linjë komanduese që përfshin Fatmir Limajn si komandant zone, Haxhi Shalën si komandant brigade, si dhe emra të tjerë si Ramiz Qiriqi dhe Elez Durmishi.

Related Articles