Sibel Halimi, ka reaguar pas publikimit të pamjeve tronditëse lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut.
Ajo tha se shteti humb kuptimin nëse nuk garanton mbrojtjen dhe dinjitetin e çdo qytetari.
Halimi kërkoi reflektim të menjëhershëm, përgjegjësi dhe rishikim të praktikave institucionale, duke theksuar se drejtësia duhet të vihet në vend dhe përgjegjësit të japin llogari.