Rusia sulmon rëndë Ukrainën pasi Trumpi u zotua t’i dërgojë asaj më shumë armë

Rusia sulmon rëndë Ukrainën pasi Trumpi u zotua t’i dërgojë asaj më shumë armë

Rusia ka shënjestruar Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh natën e së martës, pak pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump u zotua të dërgonte më shumë armë mbrojtëse në Kiev dhe hodhi kritika të pazakonta të drejtpërdrejta ndaj homologut të tij rus, Vadimir Putin.

Njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase shkatërruan pothuajse të gjithë dronët, përfshirë edhe përmes sistemeve elektronike të bllokimit, kanë thënë forcat ajrore të Ukrainës në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters.

Sulmi, i cili vjen pas një serie sulmesh ajrore në rritje ndaj Ukrainës në javët e fundit, tregon nevojën për sanksione “të ashpra” mbi burimet e të ardhurave që Rusia përdor për të financuar luftën, përfshirë ata që blejnë naftë ruse, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram.

Trumpi ka thënë të martën se po shqyrtonte mbështetjen e një projektligji në Senat që do të vendoste sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke përfshirë tarifa 500% për vendet që blejnë naftë, gaz, uranium dhe eksporte të tjera ruse.

“Kemi shumë budallallëqe nga Putini… Ai është shumë i sjellshëm gjatë gjithë kohës, por rezulton të jetë i pakuptimtë”, ka thënë Trumpu të martën në një mbledhje të kabinetit.

Related Articles