Fillon greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin

Fillon greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin

Sot puntorët e sigurimit fizik në QKUK me mbështetje të Sindikatës së Puntorëve Teknik të Sektorit Privat, kanë nisur grevë për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK.

Tash çdo ditë greva do tè mbahet prej orës 10:00 deri në ora 15:00, deri nè momentin që do t’i plotësohen kërkesat e tyre, përcjellë Gazeta Enigma.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, deklaroi se problemi ka kaluar çdo afat të arsyeshëm dhe se siç tha ai, sipas informacioneve zyrtare nga KRPP dhe OSHP, tenderi mund të përmbyllet brenda tri ditësh, madje edhe brenda tri orësh nëse ka vullnet nga menaxhmenti i QKUK-së.

“Për dy javë ditë ne nuk kemi lënë derë pa hapë që ta zgjidhim problemin dhe ta shkurtojmë afatin e këtyre punëtorëve që të qëndrojnë jashtë procesit të punës. Përkundër asaj që kemi hulumtua në KRPP, në OSHP, na është thënë të gjitha dyert e hapura, duart e lira i ka QKUK-ja të vendosë për tenderin. E kemi informacione zyrtare nga të gjithë, edhe OSHP-ja, edhe KRPP-ja, që ky tender mund të zgjatë maksimumi tri ditë dhe nëse është vullneti dhe dëshira e QKUK-së, mund të përfundojë brenda tri ore. Ne jemi të bindur zyrtarisht që kjo po bahet për përfitime të individëve brenda këtu QKUK-së. E themi me plot përgjegjësi, normal që duke i dhanë argumente edhe Policia e Krimeve Ekonomike tani ka hy që ta verifikojë këtë tender, QKUK-ja ka obligim maksimal që për tri ditë ta zgjedhë këtë problem dhe punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës. Është shumë normale që ne po shohim dhe kemi informacione që shumë punëtorë, sidomos nga viset larg, kemi informacione që pothënë që ne në mungesë të mjeteve nuk kemi mundësi me ardhë”, është deklaruar Azemi.

Sipas tij, institucionet përkatëse po shmangin përgjegjësinë. Ai tha se fillimisht u justifikuan me KRPP-në dhe OSHP-në, por dokumentacioni zyrtar dëshmon se QKUK është përgjegjëse direkte për shtyrjen e procesit si dhe theksoi se kjo situatë ka lënë qindra punëtorë pa të ardhura, shumë prej të cilëve përballen me kredi dhe probleme të rënda financiare.

Tutje, përfaqësuesi i Shoqatës së Sigurimit Fizik të QKUK-së, Hakif Sylejmani, kërkoi sqarim institucional dhe vendim të qartë për fatin e tyre.

Related Articles