“Naimi e ka tradhtu”, avokati i familjes Ademaj zbulon detaje të reja për vrasjen e Liridonës

“Naimi e ka tradhtu”, avokati i familjes Ademaj zbulon detaje të reja për vrasjen e Liridonës

Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj, ka zbuluar detaje të reja nga raportet mes Naim Murselit dhe Liridona Ademajt, para vrasjes tragjike e cila tronditi opinionin kosovar, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ai tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn e kishte kuptuar tradhtinë bashkëshortore.

Syla tha se në momentin kur Liridona e ka kuptuar ka kërkuar llogari nga Naim Murseli, dhe tani ky e fundit e ka kuptuar që nuk është për martesë. Aty thotë se kanë filluar acarimet e raporteve mes tyre.

“Liridona e ka vërejt, dhe e kanë pas një rast tradhtije bashkëshortore. Naimi ka pasur një aferë me një person, që Liridona  e ka kuptu, ka qenë një person që ka qenë i afërt me familjen e Naim Murselit, e që Liridona e ka njoftë atë vajzën. Nuk po du me hy në detaje me përmend emra. Por ka qenë një prej problemeve që kanë ndiku në acarimin e raporteve. Naimi e ka kuptu që nuk është për martesë”, tha mes tjerash Syla në emisionin Frontal në T7.

Ndryshe, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj – një rast që ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Ekspertët psikiatrikë kanë konstatuar se Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore të përhershme apo të përkohshme.

Related Articles