Ekipi i Kosovës tashmë ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të ballafaqohen në fazën çerekfinale të CS2.
LDjelmoshat kosovarë do të kenë punë ndaj Lituanisë, të cilët siguruan kualifikimin tutje pasi triumfuan me rezultat 2-0 me ‘Map-a’ ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kjo ndeshje luhet sot me fillim nga ora 14:30, atje ku pritet të ketë spektakël të jashtëzakonshëm.
Sot po ashtu luhen edhe gjysmëfinalet nga ora 21:30, ndërsa finalja e madhe zhvillohet të dielën në mbrëmje.
Kujtojmë që Kosova siguroi një fitore të madhe ndaj Danimarkës, fitore kjo që jep shpresa të mëdha për një rezultat sa më pozitiv përfundimtar të vendit tonë.