Dy palestinezë, njëri me shtetësi të dyfishtë amerikane, u vrarë në një sulm nga kolonët izraelitë në një qytet në veri të Bregut Perëndimor, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.
Ushtria izraelite tha se gurë u hodhën drejt izraelitëve pranë Sinjil dhe se “një konfrontim i dhunshëm u zhvillua në zonë”, shkruan BBC.
Ushtria shtoi se forcat e sigurisë po shqyrtonin raportet për vrasjen e një palestinezi dhe incidenti që përfshinte të dytin ishte duke u shqyrtuar.
Ka pasur një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor që nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi luftën në Gaza.