Pejë: Pas sekuestrimit të drogës dhe armëve, i dyshuari dorëzohet vetë në Polici

Pejë: Pas sekuestrimit të drogës dhe armëve, i dyshuari dorëzohet vetë në Polici

Një operacion i ndërmarrë nga njësitet anti-drogë të Policisë së Kosovës në Pejë ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh dhe dy armëve të zjarrit.

I dyshuari, i cili ishte në arrati që nga dita e djeshme, është dorëzuar sot vetë në Stacionin Policor në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Siç raportoi Sinjali, më 11 korrik 2025, rreth orës 15:35, Njësiti për Hetimin e Narkotikëve – Pejë, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Pejë, ka realizuar një bastisje të autorizuar nga Prokurori i Shtetit në lagjen Dardania III të qytetit, në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit B.K., rreth 37-vjeç.

Sinjali mësoi se bëhet fjalë për Brahim Komonin, rreth 37-vjeçar.

“I dyshuari për rastin e djeshëm për rreth 1 kilogram narkotike dhe dy arme zjarri është paraqitur sot ne Stacionin Policor. I dyshuari me urdhër te prokurorit do ndalohet për 48 ore, ndërkaq brenda afatit ligjor do parashtrohet kërkesë për sigurimin e te pandehurit ne procedure penale”, tha Nikçi.

Ai ka treguar se i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Related Articles