Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të hënën në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, pritet t’i zyrtarizoj të gjitha kandidaturat për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, raporton Gazeta Enigma.
Partia ka konfirmuar se në komunat ku aktualisht qeveris – Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec e Deçan – do të garojnë sërish kryetarët aktualë.
Ndërkohë, AAK ka propozuar emra të rinj për komunat e tjera: Ali Berisha në Pejë, Bekë Berisha në Prishtinë, Nazim Gagica në Gjilan, Besnik Krasniqi në Prizren, Xhemile Murati në Ferizaj, Qazim Nimani në Mitrovicë, Faton Jakupi në Kamenicë, Agron Kuçi në Junik, Ukë Blakaj në Istog, Vildane Latifi në Fushë Kosovë, Baki Feta në Podujevë, Labinot Bislimi në Viti dhe Ilir Tasholli në Lipjan.