OVL-UÇK për Shalën: Prisnim lirimin, ky vendim e thellon bindjen se kjo gjykatë ka karakter politik

OVL-UÇK për Shalën: Prisnim lirimin, ky vendim e thellon bindjen se kjo gjykatë ka karakter politik

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas vendimit për Pjetër Shalën, raporton Gazeta Enigma.

OVL-UÇK thotë se “edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim”.

“Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme”, thuhet në reagim.

OVL-UÇ thotë se “UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta”, se “e vërteta historike është në anën tonë” dhe se “bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht”.

“Liria nuk gjykohet, ajo respektohet!”, thuhet në fund të reagimit.

Related Articles