Policia në rajonin e Mitrovicës se Jugut në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë, raporton Gazeta Enigma.
Në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit për armëmbajtje pa leje është realizuar në Vushtrri, si rrjedhojë e një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në një rast kanosjeje, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë dhe një thikë.
Pas intervistimit me aktvendim te Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat ‘Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .
Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një armë të llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari javë me parë të njëjtat i kishte i kishte postuar ne rrjete sociale. I dyshuari është shoqëruar për intervistim, me pas është liruar ne procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” . / Gazeta Enigma.