Hoti për Kurtin e Osmanin: Njëri po i mban institucionet e bllokuara, tjetri përpiqet të mashtrojë edhe për një mandat

Hoti për Kurtin e Osmanin: Njëri po i mban institucionet e bllokuara, tjetri përpiqet të mashtrojë edhe për një mandat

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në fund të mandatit të tyre po i bëjnë “përpjekjet e fundit dëshpëruese”.

Hoti tha se Kurti po i mban institucionet e bllokuara derisa po i shmanget drejtësisë, ndërsa për Osmanin tha se po përpiqet të gjejë “viktimën e radhës” për të mashtruar edhe për një mandat.

“Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës. Në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar në krye të shtetit, po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese. I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej. E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale”.

Hoti shtoi se “skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje”.

Related Articles