Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka folur për interesimet e skuadrave europiane për Granit Xhakën.
Shumë ekipe janë interesuar për mesfushorin e Kombëtares së Zvicrës, duke filluar nga AC Milan e deri te Sunderlandi i Premier League.
Këtë e konfirmon edhe Rolfes gjatë një konference për media.
Ai tha se ka shumë të interesuar dhe se synimi i tyre është që ta mbajnë lojtarin shqiptar.
“Granit Xhaka është një lojtar i rëndësishëm për ne. Interesi ynë është që ta mbajmë në skuadër. Sigurisht që ka shumë interes për të. Një gjë është e qartë, një transferim mund të ndodhë vetëm nëse është një situatë e favorshme për të dyja”, tha ai.
“Kemi tri vjet kontratë me të dhe jemi të kënaqur. Qëllimi ynë është që Graniti të qëndrojë. Vet futbollisti nuk i ka komentuar këto gjëra”, u shpreh drejtori sportiv.
Kujtojmë që Xhakën e kërkuan edhe skuadrat jashtë Europës, ato nga Arabia Saudite