Epopeja e Rahovecit, Osmani: Plagë e dhimbje që na frymëzon të çojmë përpara drejtësinë

Epopeja e Rahovecit, Osmani: Plagë e dhimbje që na frymëzon të çojmë përpara drejtësinë

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit në 27-vjetorin e saj.

Përmes një postimi nga ana e Presidencës, Osmani thotë se më përvjetorin e Epopesë së Rahovecit, përulet me nderim para sakrificës  së dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve

Në shkrim tutje thuhet se Rahoveci është plagë, dhimbje, por edhe kujtesë që frymëzon të çohet përpara beteja për drejtësi.

“Nga 17 e deri më 26 korrik 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë e ekzekutuan rreth 100 gra, fëmijë e pleq, shumica të strehuar në teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec dhe rrethinë. Rahoveci është plagë, dhimbje, por edhe kujtesë që na frymëzon ta çojmë përpara betejën për drejtësi”, thuhet në njoftim.

“Kujtimi për viktimat është i përjetshëm, teksa zëri ynë për drejtësi nuk do të pushojë kurrë, derisa ajo të ngadhënjejë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e UÇK-së dhe martirët e lirisë!”.

Related Articles