Një shtetas serb arrestohet për ryshfet në Vërmicë

Një shtetas serb arrestohet për ryshfet në Vërmicë

Të shtunën e 19 korrikut një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë kishte prezantuar policisë dokumentet e tij  ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej 5 euro, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të shtunën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

“PKK. Vërmicë 19.07.2025-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë  i kishte prezantuar  policisë dokumentet e tij  ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë  prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles