Zjarri përfshin fshatin Pakashticë të Podujevës, digjet një sipërfaqe me pisha 

Zjarri përfshin fshatin Pakashticë të Podujevës, digjet një sipërfaqe me pisha 

Disa vatra zjarri kanë përfshirë fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e së premtes, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme me pisha.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili bëri të ditur se ekipet zjarrfikëse dhe Policia e Kosovës janë në terren për të menaxhuar situatën.

“Brigada e zjarrfikësve së bashku me Policinë e Kosovës janë në terren dhe po angazhohen me kapacitet të plotë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, tha ai.

Bulliqi u bëri thirrje qytetarëve për kujdes maksimal dhe shmangie të ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura.

“Ndaj personave që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme do të ndërmerren masa ligjore dhe do të gjobiten konform ligjit”, shkroi tutje Bulliqi në ‘Facebook’.

Related Articles