Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhja”.
Sipas policisë, i dyshuari në një qendër tregtare në komunën e Graçanicës nga një butik kishte vjedhur rroba me vlerë 1000 euro,
Rasti raportohet të ketë ndodhur tri ditë më parë.
“Me datë 25.07.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari shtetas i RMV-së, pasi që i njëjti me datë e cekur në një lokal-butik, kishte vjedhur rroba në vlerë rreth 1000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.