Këtë të hënë në Turqi janë regjistruar temperaturat më të larta ndonjëherë, ku temperaturat kanë shkuar deri në 55 gradë Celsius.
Sanliurfa regjistroi një shifër marramendëse prej 55 gradësh Celsius – një nga temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në vend, shkruan Bild.
Temperatura të tjera të larta u regjistruan 49.6 gradë Celsius në Kiziltepe, 49.4 në Cizre dhe 49.3 në Nusaybin.
Turqia po përvëlohet nga një valë e nxehtë që ka goditur pjesën më të madhe të Mesdheut lindor që nga e hëna dhe pritet të zgjasë edhe disa ditë.
Ministria e Mjedisit tha se 132 stacione meteorologjike në të gjithë Turqinë regjistruan temperatura rekord për korrikun.