Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta – Ylli shqiptar ka një ofertë të madhe nga Katari

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta – Ylli shqiptar ka një ofertë të madhe nga Katari

Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti mund të largohet së shpejti nga Atalanta, ka raportuar uebsajti italian TuttoAtalanta.

32-vjeçari i cili ka një kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm me Atalantan dhe që fiton afërsisht 800 mijë euro në sezon, ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e tyre për vite me radhë.

Megjithatë, ekziston mundësia që ai të largohet në rast se në zyrat e klubit nga Bergamo arrin një ofertë e rëndësishme.

Siç bëhet me dije tutje në raportin e publikuar, interes për shërbimet e Gjimshitit më parë ka shprehur klubi nga Katari, Al Rayyan.

Duke marrë parasysh moshën e Gjimshitit, kjo mund të jetë kontrata e fundit e madhe e karrierës së tij dhe për këtë arsye, Atalanta nuk do t’i qëndrojë përpara nëse dëshiron largimin.

Klubi italian pret që në rast shitjeje të mbrojtësit shqiptar, të arkëtojnë të paktën 11 milionë euro.

Deri në këto momente nuk ka pasur bisedime të avancuara me ndonjë klub, por dera mbetet e hapur dhe javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të.

Related Articles