Franca goditet nga vala e katërt e COVID-19

Franca goditet nga vala e katërt e COVID-19

Franca është përfshirë nga vala e katërt e COVID-19, është shprehur të mërkurën kryeministri i këtij shteti, Jean Castex.

Castex ka thënë se 18,181 rastet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit, deri pasditen e së martës, kanë shënuar një rritje prej 140 përqind kundrejt javës së kaluar, dhe 96 përqind e tyre sipas pretendimeve të tij, ishin infeksioneve të reja që ishin vërejtur në njerëz të pa vaksinuar, raporton Euronews, transmeton klankosova.tv.

“Ne jemi në valën e katërt. Varianti famëkeq Delta është këtu te shumica e rasteve pozitive dhe ajo që e karakterizon këtë variant është se ai është shumë ngjitës”, ka thënë ai duke shtuar se çelësi i tejkalimit të kësaj gjendjeje dihet.

“Ne duhet të reagojmë, varianti Delta na detyron edhe më shumë, prandaj ne duhet të vaksinojmë”, ka përfunduar ai.

Related Articles